

UEFA i ka ndaluar Bayern Munich të përdorë fanellën e parë, atë kuqezi, në ndeshjet europiane. Arsyeja? Sipas organit më të lartë të futbollit europian, shkronjat dhe numrat e zinj janë të vështirë për t’u lexuar mbi sfondin e kuq të fanellës.
Për këtë arsye, bavarezët, ashtu siç ka ndodhur tashmë në fillim të sezonit, detyrohen të luajnë me fanellën e dytë ose të tretë. Ky rregull do të mbetet në fuqi edhe nëse skuadra e Kompany arrin finalen e Champions League.
Nuk është rastësi që Bayerni e ka luajtur shumicën e ndeshjeve me fanellën e tretë, atë të bardhë, e cila pritet të përdoret edhe të mërkurën kundër Celtic, në ndeshjen e vlefshme për “play-off”-in e Ligës së Kampionëve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





