

Tiranë, 12 Shkurt 2025 – Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj SPAK dhe GJKKO, duke theksuar se nuk duhet të bëjnë gabim të kërkojnë telefonin e tij, pasi, sipas tij, "kanë mbledhur të gjithë telefonat e Shqipërisë".
Rama ka shprehur shqetësimin për hetimet që po kryhen, duke theksuar se ata duhet të përqendrohen tek faktet dhe jo të shkojnë më tej në kërkesa të tjera. "Shumë e rëndë dhe mos bëjnë gabim të kërkojnë telefonin tim, sepse boll i kanë, i kanë mbledhur të gjithë telefonat e Shqipërisë atje. Të shkojnë të merren me faktet", ka deklaruar Rama, duke hedhur akuza ndaj organeve të drejtësisë.
Ky reagim i kryeministrit ka ngritur më tej shqetësime për mënyrën se si po zhvillohen hetimet dhe marrëdhëniet mes institucioneve të drejtësisë dhe qeverisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





