

Tiranë, 12 Shkurt 2025 – Seanca për kryebashkiakun Erion Veliaj në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) është ndërprerë pasi avokati i Veliajt kërkoi kohë për të njohur me dosjen. Seanca, e cila ishte planifikuar të niste në orën 08:30, pati një vonesë prej 30 minutash për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në GJKKO dhe u shty për në orën 13:30.
Në të njëjtën seancë janë të pranishëm edhe biznesmeni Elman Abule, i dyshuar për pastrim parash, si dhe pesë të tjerë që janë vënë në detyrim paraqitje: Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.
Kryebashkiaku Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt nga zyrtarët e SPAK dhe BKH gjatë një operacioni në Bashkinë e Tiranës. Gjykata e Posaçme ka lëshuar 5 masa sigurie në kuadër të hetimeve ndaj Veliajt, ndërsa për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, është caktuar masa e sigurisë "arrest në shtëpi".
Po ashtu, Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë vënë në detyrim paraqitje.
Çfarë ka ndodhur më parë?
Në mëngjesin e 6 dhjetorit, oficerët e policisë gjyqësore, me urdhër të Gjykatës së Posaçme, kanë ushtruar kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së Veliajt, ndërsa më parë kanë sekuestruar telefonin celular të saj. Po ashtu, janë kryer kontrolle dhe në banesën e vëllait të kryebashkiakut.
Prokuroria e Posaçme ka nisur një hetim pasuror ndaj Veliajt, duke shqyrtuar rolin e tij në rastin e inceneratorëve të Tiranës dhe në çështjen e kompanisë "5D", të cilën e kishin drejtuar ish-drejtorët e Bashkisë. Veliaj ka reaguar duke shprehur mbështetje për hetimet e Prokurorisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





