

Bushka nën hetim/ Rama në mbledhjen e Grupit të PS-së: Kryetarja e Komisionit të Ligjeve e mori vesh përfshirjen në akt-akuzë nga televizori
Tiranë, 12 Shkurt 2025 – Gjatë një mbledhjeje të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama ka komentuar përfshirjen në akt-akuzë të Kryetares së Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, duke thënë se ajo e mori vesh përfshirjen e saj nga televizori. Rama tha se ishte një moment i papritur dhe befasues për të gjithë grupin, pasi Bushka nuk ishte thirrur, nuk ishte pyetur dhe as ishte dëgjuar në lidhje me çështjen.
“Ky është një takim jashtë radhe i grupit, me kërkesë të kryetares së Komisionit të Ligjeve, gjë që e kemi pranuar për faktin se të gjithë jemi në njëfarë mënyre të befasuar që ajo figuron në akt-akuzën thuajse 400 faqe për kryetarin e Bashkisë dhe bashkëshorten e tij. Kryetarja e Komisionit të Ligjeve e ka marrë vesh përfshirjen në këtë akt-akuzë nga televizori,” deklaroi Rama, duke shtuar se ajo nuk kishte pasur mundësinë të reagonte para publikimit të akuzës.
Kjo zhvillim ka shkaktuar reagime të shumta, ndërsa PS po e monitoron situatën dhe hetimet që po zhvillohen.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





