Transmetuar më 12-02-2025, 09:24

"Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga shtatori, ishte një ndeshje ndryshe, e para nga 180 minutat për të shkuar në 1/8 finale. Ishte një fitore, një hap, por ndeshja e kthimit mungon ende, ku duhet të jemi në maksimum kundër një skuadre që luan mirë futboll. Jemi gati të bëjmë një paraqitje dinjitoze për të arritur objektivin tonë".

Kështu u shpreh trajneri i Juventusit, Thiago Motta, pas fitores 2-1 ndaj PSV-së në ndeshjen e parë të “play-off”-it të Champions League. "Ishte një ndeshje e ekuilibruar, në të cilën kemi përmirësuar aspektin e nxjerrjes së më shumë lojtarëve përpara për të sulmuar zonën e rreptësisë së kundërshtarit, – vazhdoi ai pas ndeshjes.

– Ne po përpiqemi të përmirësohemi, duhet të sulmojmë zonën e penalltisë, shpesh e kemi bërë me pak lojtarë. Sonte bëmë pak më mirë në këtë aspekt. Ne kemi nevojë për lojtarë që vijnë nga prapa dhe sulmojnë zonën.

Vlahovic? Më pëlqeu qëndrimi i tij, është mirë, por edhe të tjerët që hynë gjatë lojës. Mbangula hyri shumë mirë, Conceiçao bëri lojën për golin. Ne kemi nevojë për ata që hyjnë gjatë ndeshjes për ta ngritur nivelin. Pra, kemi nevojë për të gjithë. Pse nuk flas për individë? Futbolli është një sport kolektiv, kur flas për individët, unë jam i pari për ta përmirësuar mesazhin e shumë njerëzve. Unë dua që të gjithë lojtarët të kenë të njëjtin qëndrim, kjo është themelore”.

Në konferencën për shtyp shtoi: "McKennie është i veçantë, është një lojtar i madh dhe djalë i mrekullueshëm brenda grupit. Ai është një lojtar i nivelit të lartë dhe luan kudo, është e vështirë ta lëmë në stol".

Për ndeshjen e së dielës kundër Interit: "Pres një ndeshje të komplikuar, përballemi me një ekip të fortë, që në këtë moment të kampionatit është më i mirë se ne. Ne luajmë në shtëpi dhe kemi gjithmonë të njëjtin objektiv: të bëjmë paraqitje të shkëlqyer dhe të fitojmë".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit