Transmetuar më 12-02-2025, 08:40

Gjatë orëve të vona të natës policia ka ushtruar kontrolle te befasishme ne qytetin e Peqinit.

Kontrollet janë ushtruar në makina dhe lokale me qëllim identifikimin e elementëve kriminalë apo zhvillimin e lojërave të fatit në mënyrë të kundraligjshme.

Në ‘shënjestër’  kanë qenë edhe lokalet ku dyshohet se ushtrohet veprimtari e kundraligjshme e lojërave të fatit apo dhe që frekuentohen sidomos nga persona që janë në kërkim apo shpërndajnë lëndë narkotike e që mbajnë armë zjarri.

Burimet gjithashtu bëjnë me dije se policia është hasur në rezistencë dhe kundërshti nga ana e personave të kontrolluar.

Disa persona ndërkaq janë shoqëruar për verifikim në Komisariatin e Policisë së Peqinit .

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit