Transmetuar më 12-02-2025, 08:32

"Më pëlqeu rezultati. Brest është një ekip që na ka shënuar 8 gola në 5 ndeshjet e fundit, soliditeti ynë më kënaqi". Këto janë fjalët e Luis Enrique, i kënaqur padyshim pas fitores 3-0 ndaj Brestit në shtëpi, në “play off”-in e Ligës së Kampionëve.

PSG-ja e tij e ka tashmë një këmbë e gjysmë në raundin tjetër (1/8 finale) të Ligës së Kampionëve, edhe pse ndeshja e kthimit duhet të luhet ende. Megjithatë, në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri parizien zbuloi se cila ishte pika e kthesës së skuadrës së tij:

"Ka një rregullsi që do të thotë se skuadra po përmirësohet. Bresti na bëri të vuajmë, por ne u mbrojtëm mirë. Skuadra jonë është e ndërtuar për të sulmuar. Jemi në një seri shumë pozitive rezultatesh, por ndeshja kundër Manchester Cityt i çliroi të gjithë.

Niveli i besimit te PSG është shumë i lartë, por nuk bëhet fjalë për t’iu qasur ndeshjes së kthimit kundër Brestit sikur të ishte stërvitje. Në pesë ndeshjet e fundit kundër tyre, dy herë që ishim dy gola përpara, na barazuan. Qëllimi është të kalojmë në 1/8 finale duke e fituar edhe ndeshjen e kthimit. Kjo është ajo që duam të bëjmë".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit