

SHBA- 43-vjeçari Jose Williams Funes Zambala është përballë një dënimi me 25 vite burg pasi tetorin e kaluar goditi me thikë ish-partneren e tij 35 herë dhe e vrau atë duke e lënë të gjakosur pranë djalit të tyre 2-vjeçar në Long Island, SHBA. Sipas aktakuzës së paraqitur në gjykatë, 43-vjeçari ka vrarë ish-partneren e tij 29-vjeçare, sepse ajo kishte filluar të takohej me burra të tjerë.
“Ai e goditi më shumë se 30 herë me thikë në sy të djalit të tyre 2-vjeçar”, tha prokurori, duke theksuar se fëmija qëndroi për orë të tëra pranë nënës së gjakosur dhe të vdekur të Guadalupe Alfaro-Alcantara derisa u gjet nga policia në banesën e saj më 5 tetor.
Siç është paraqitur në gjykatë, sulmi vrasës i 43-vjeçarit ka ndodhur një ditë pas përfundimit të masave shtrënguese ndaj tij, ku ai ka shkuar në banesë për të parë fëmijën e tij.
43-vjeçari u arrestua një ditë pas krimit brutal pranë një spitali. Përveç akuzës për vrasje të shkallës së dytë, Funes Zambalas akuzohet edhe për armëmbajtje dhe rrezikim të të miturit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





