Transmetuar më 11-02-2025, 22:31

Menjëherë pas incidentit të ndodhur është ndërprerë numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.

KOSOVË- Një përplasje fizike ka ndodhur këtë të martë në Qendrën e Numërimit të Votave në sallën “1 Tetori” në Prishtinë mes komisionerëve të Vetëvendosjes dhe LDK-s Lidhja Demokratike e Kosovës. Menjëherë pas incidentit të ndodhur është ndërprerë numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.

Siç shihet edhe në pamje përplasja fillimisht nisi verbale, ndërsa në një moment komisionerët u shtynë mes njëri tjetrit. Por më pas ndërhyri policia për të qetësuar palët.

Gjithashtu bëhet e ditur se përplasja verbale nisi për një votë, ku komisionerët e VV-së kërkuan që ajo të mos numërohej si e rregullt, ndërsa ata të LDK-së kërkuan që ajoj të llogaritej si e rregullt. Pamjet e publikuara nga Klan Kosova mund t’i shihni më poshtë:

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit