Transmetuar më 11-02-2025, 20:45

TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mbrëmjen e sotme se do të kandidojë për deputet në Tiranë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës si kryeqytet, Rama tha se do të bashkohet me skuadrën e kryeqytetit në zgjedhjet e përgjithshme, duke hequr mundësinë e kandidimit të tij në Shkodër.

Rama theksoi se më 11 maj, zgjedhjet do të jenë një mundësi e madhe për të forcën politike që ai drejton dhe për qytetin e Tiranës, ndërsa u shpreh se këto zgjedhje do të japin numrin më të lartë të deputetëve për Shqipërinë që ka arritur ndonjëherë.

“Më 11 maj, falë edhe blerjes së fundit të skuadrës, marrjes së Braçes në Tiranë, kutitë e votimit do jenë një mavi flakëritëse, cep më cep, në çdo njësi, në çdo lagje, në çdo qendër. Patjetër vetvetiu, falë edhe asaj që ndodhi dje, është e qartë se duhet të jem në Tiranë, bashkë me gjithë skuadrën,” tha Rama.

Kryeministri u shpreh se është e sigurt se Tirana do të japë një rezultat historik më 11 maj, duke shtuar se ky do të jetë një hap tjetër në forcimin e administratës dhe politikës shqiptare.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit