

Kryeministri Edi Rama është parë mbrëmjen e sotme duke u rikthyer në ambientet e Bashkisë së Tiranës, institucion që aktualisht e ka kryetarin Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim për akuzat e SPAK për pastrim parash, fshehje pasurie dhe korrupsion.
Ndryshe nga vizita e tij në mëngjes, këtë mbrëmje Rama është parë i rrethuar nga stafi i Bashkisë, duke ecur përmes sheshit Skënderbej dhe duke iu drejtuar më pas për mbledhje në Bashkinë e Tiranës.
Kryeministri ka theksuar se forca e tij politike do të ndryshojë qëndrim ndaj SPAK, duke u shprehur publikisht për kritikat që ka drejtuar ndaj këtij institucioni, në një mënyrë ndryshe nga heshtja që ka mbajtur më parë.
Pas arrestimit të Veliajt, Andi Seferi është komanduar në krye të Bashkisë së Tiranës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





