

LEZHË – Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që u raportua pasditen e sotme në Lezhë, ku 29-vjeçari Egzon Gegaj mbeti i plagosur me armë zjarri.
Bëhet me dije se Gegaj është qëlluar me armë nga një 23-vjeçar me iniciale L.N, i cili ndodhet aktualisht në arrati. Shkak për ngjarjen është bërë një konflikt mes palëve, i cili ka agravuar më pas në përdorimin e armëve.
Gegaj është qëlluar tre herë me armë zjarri në gjoks, dhe fillimisht u dërgua në spitalin e qytetit të Lezhës për ndihmë mjekësore por gjendja e tij shëndetësore ëhstë përkeqësuar dhe është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.
Sakaq policia ka rrethuar zonën dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Gjithashtu janë ngritur edhe pika kontrolli për lokalizimin dhe kapjen e autorit.


Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





