Transmetuar më 11-02-2025, 16:25

Anuela Ristani komandohet në krye të bashkisë së Tiranës.

Vendimi u mor të martën në mbrëmje pas një mbledhjeje që kryeministri Edi Rama zhvilloi me drejtuesit e bashkisë së Tiranës.

Ishte vetë kryebashkiaku Erion Veliaj që ia delegoi detyrën znj. Ristani, siç e parashikon ligji, pasi një ditë më parë ai u ndalua me urdhër të SPAK-ut.

Firma e kryebashkiakut Veliaj i kaloi kryetares së re në prani të kreut të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Kryeministri Rama ishte edhe gjatë paradites në ambientet e bashkisë së kryeqytetit, ku u takua me 5 nënkryetarët dhe me Sekretarin e Përgjithshëm.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit