Transmetuar më 11-02-2025, 12:09

Pak ditë pas debutimit me gol për ekipin e tij të ri, Lokeren-Temse, Radja Nainggolan është gjendur në qendër të një situate të pakëndshme. Ish-mesfushori i Cagliarit, Interit dhe Romës është akuzuar për përfshirje në një rast të trafikut ndërkombëtar të kokainës. Pavarësisht se është liruar me kusht dhe është nën mbikëqyrje, belgu mbetet i implikuar në këtë çështje.

Në një intervistë për gazetën “Het Laatste Nieuws”, Nainggolan tregoi detajet e situatës: "Më morën në pyetje për katër orë. Kur më çuan para gjykatësit hetues, ora kishte shkuar gjashtë e pasdites. Më thanë se do ta kaloja gjithë natën në qeli, ishte si të kishin arrestuar Pablo Escobar, edhe pse unë nuk kisha asnjë lidhje me drogën, përveç faktit se në këtë çështje është përfshirë një mik i imi".

Nainggolan u arrestua më 27 janar dhe shpjegoi më tej përvojën e tij: "Nuk më bënë asnjë pyetje për drogën. Donin vetëm të dinin se çfarë lloj marrëdhënieje kisha me këtë person. Burgu? Ishte një përvojë shumë e çuditshme, që nuk do të doja ta përjetoja më kurrë. Më paraqitën si një trafikant droge".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit