Transmetuar më 11-02-2025, 11:53

Kryeministri Edi Rama ka shkuar paraditen e kësaj të marte në zyrat e Bashkisë së Tiranës.

Rama ka zhvilluar një takim me nënkryetaët e këtij institucioni.

Bashkia e Tiranës ka tre nënkryetarë: Anuela Ristani, Andi Seferi dhe Keti Luarasi.

Vizita e kryeministrit Rama në ambientet e Bashkisë së Tiranës vjen një ditë pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili akuzohet nga SPAK për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit