Transmetuar më 11-02-2025, 11:16

Deputetja socialiste Klotilda Bushka ka reaguar për herë të parë pasi Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetimin ndaj saj për veprime të paligjshme. Bushka, e cila është drejtuese e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, theksoi se është një njeri me dinjitet dhe do të vazhdojë të jetë e tillë. Ajo shtoi se sqarimin do ta japë në vendin dhe momentin e duhur. Ky reagim erdhi pas kërkesës nga deputeti demokrat Dashnor Sula që mbledhja e komisionit të drejtohet nga kolegia e tij Dhurata Çupi, për shkak të situatës së krijuar.

Klotilda Bushka deklaroi: “Ky është komision ligjesh jo hetimor. Po ushtroj detyrën time. Nëse kam diçka për ta sqaruar do e sqaroj atje. Po jam dhe vijoj të jem e dinjitetshme”.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme njoftoi se deputetja është nën hetim për kryerjen e veprës penale të "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", sipas nenit 301 të Kodit Penal. SPAK theksoi se hetimet po kryhen për veprime të dyshuara të Bushkës që kanë penguar hetimin e një çështje penale, duke interferuar me procesin hetimor. Akuzat lidhen me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024, dhe SPAK falënderoi Policinë e Shtetit për bashkëpunimin në fazën e ekzekutimit të masave të sigurisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit