Transmetuar më 11-02-2025, 11:07

Në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër PSV-së, trajneri i Juventusit, Thiago Motta, ka konfirmuar se Andrea Cambiaso nuk do të jetë i disponueshëm për sfidën e nesërme për shkak të një shqetësimi në kyçin e këmbës. Ai gjithashtu ka bërë të ditur se do të mungojnë edhe Bremer, Cabal, Kalulu, Milik, Alberto Costa dhe Adzic.

Ku mund ta fitoni ndeshjen?

Duhet të jemi më të mirë se kundërshtari ynë në çdo aspekt, me 100% vendosmëri, përqendrim dhe lojë në grup. Çdo lojtar duhet të rrisë nivelin për të mirën e skuadrës. Më pëlqen shumë kjo, sepse kemi djem që e ngrejnë nivelin e ekipit. Jam i kënaqur dhe optimist, jemi në një moment të mirë dhe shumë lojtarë janë në formë. Edhe ata që nuk e nisin titullarë do të kenë mundësinë ta ndihmojnë ekipin. E thashë edhe në Como; ata që hynë nga stoli ngritën nivelin e skuadrës në një moment kur kishte lodhje. Kjo është ajo që na duhet. PSV është një skuadër e fortë. Ne duam fitoren dhe duhet ta meritojmë atë duke bërë gjithçka siç duhet.

A është Juventusi favorit?

Nuk e mendoj dhe nuk ka rëndësi. Edhe sikur të mendoja ashtu, nuk do të vlente asgjë. Mund të flasim sa të duam përpara ndeshjes, por e vetmja gjë që ka rëndësi janë minutat në fushë. Përballë do të kemi një skuadër që nuk do të mbrohet, por do të përpiqet të sulmojë, sepse kjo është filozofia e tyre. Ne luajmë në shtëpi dhe duam një rezultat pozitiv, por për ta arritur këtë duhet të jemi superiorë ndaj kundërshtarit në çdo aspekt: konkretësi, cilësi loje dhe menaxhimi i të dy fazave. Ne duhet të fokusohemi vetëm te kjo ndeshje dhe të japim maksimumin. Objektivi ynë është të kualifikohemi në raundin e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve. Nuk mendojmë për Interin, PSV-ja është një skuadër e madhe dhe e respektojmë, por duam të japim maksimumin për të fituar".

Skuadra juaj duket më e qëndrueshme para përballjes me PSV-në…

Vështirësitë na kanë forcuar si grup dhe skuadra është më rezistente. Ndaj PSV-së është një sfidë e rëndësishme, të gjithë e dimë këtë. Është një ndeshje e madhe, ndaj duhet ta luajmë në maksimum. Duhet të luajmë me intensitet dhe ritëm, duke respektuar kundërshtarin. Luajmë në shtëpi dhe duhet të bëjmë lojën tonë.

Ju presin tetë ditë vendimtare…

Tri ndeshje në tetë ditë nuk janë një justifikim. Kemi një skuadër të re dhe mund t’i përballojmë. Nuk mendojmë për Interin, fokusi është vetëm te PSV-ja. Edhe në ndeshjen e fundit treguam që skuadra ka fituar rezistencë psikologjike.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit