

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se dorëheqja nuk është një opsion për të pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rubrikën “Sy më sy”, Rama është shprehur se ai do të largohet nga politika vetëm në dy raste të mundshme: “Ose më largon zemra nëse nuk më rreh mjaftueshëm, ose më largon populli i Shqipërisë”, ka deklaruar ai, duke shtuar se dorëheqja është diçka që duhet “ta harroni”.
Kryeministri ka komentuar edhe mbi procesin e drejtësisë dhe prokurorinë, duke përmendur Altin Dumanin dhe lidhjen e tij me "21 Janarin". Rama ka kritikuar se Dumanin, edhe kur ishte prokuror i zakonshëm, e kishte "21 Janarin" në tavolinë, por nuk pati asnjë hap konkret për të luftuar korrupsionin në atë periudhë.
Ndër të tjera, Rama ka theksuar se ai nuk është i kapur pas pushtetit, por pas punës që ka bërë, dhe ka shprehur kureshtjen se çfarë do të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme. “Më 11 Maj, do të shohim se çfarë mendimi kanë ata që thonë se i dëbova unë. Nëse votojnë masivisht për mua, do ta mbaj shënim”, ka thënë Rama, duke theksuar se largimi i tij nga politika do të ndodhte vetëm nëse populli vendos.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





