

Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Shades”, duke çuar para drejtësisë dy shtetas të dyshuar për disa raste të vjedhjes.
Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë S. P., 52 vjeç dhe M. K., 51 vjeç, të dy banues në Shkodër, të cilët një ditë më parë kishin vjedhur me thyerje dy dyqane në fshatin Blinisht dhe një servis në fshatin Dajç, duke marrë shuma parash, pajisje pune dhe produkte të ndryshme.
Hetimet e mëtejshme zbuluan se këta shtetas ishin autorë edhe të gjashtë rasteve të mëparshme të vjedhjes në banesa. Gjatë kontrollit në banesat e tyre, policia sekuestroi sende të dyshuara të përdorura për vjedhjet, si dhe mallra të vjedhura.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar përfshirje të mundshme në raste të tjera.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





