Transmetuar më 11-02-2025, 08:15

Operacioni ‘Shades’ në Lezhë: Arrestohen në flagrancë dy hajdutë, zbardhen 6 vjedhje në banesa!

Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Shades”, duke vënë në pranga dy shtetas nga Shkodra, të dyshuar për disa raste vjedhjesh.

Të arrestuarit, S. P. (52 vjeç) dhe M. K. (51 vjeç), u kapën në flagrancë pasi ditën e djeshme kishin vjedhur me thyerje dy dyqane në fshatin Blinisht dhe një servis në fshatin Dajç, ku morën shuma parash, pajisje pune dhe produkte të ndryshme.

Hetimet e mëtejshme kanë zbardhur 6 raste të vjedhjes në banesa, të kryera më parë nga këta shtetas.

Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi sende të dyshuara të vjedhura dhe mjete të përdorura për kryerjen e vjedhjeve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit