Transmetuar më 11-02-2025, 08:20

Koreja e Jugut është tronditur nga një ngjarje e rëndë pasi një mësuese ka goditur për vdekje me thikë një vajzë 8 vjeçare në një shkollë fillore në Daejeon.

Vajza u gjet me plagë me thikë në katin e dytë të shkollës dhe u shpall e vdekur në spital.

Presidenti në detyrë i vendit Choi Sang-mok urdhëroi një hetim mbi rastin dhe u kërkoi autoriteteve “të zbatojnë masat e nevojshme për të siguruar që incidente të tilla të mos ndodhin më kurrë”.

Mësuesja kishte kërkuar një pushim prej gjashtë muajsh duke përmendur depresionin më 9 dhjetor, por ajo u kthye në shkollë vetëm 20 ditë më vonë pasi një mjek e vlerësoi atë si të aftë për të punuar.

Disa ditë para ngjarjes, mësuesja kishte shfaqur sjellje të dhunshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit