Transmetuar më 10-02-2025, 20:30

Ajola Xoxa, gruaja e kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, është shoqëruar nga oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Shoqërimi i Xoxës u bë pasditen e sotme menjëherë sapo ajo arriti në Tiranë përmes aeroportit të Rinasit pasi ndodhej në Itali.

Xoxa kishte njoftuar se ka mbërritur në Tiranë nga Italia për të zbatuar vendimin e GJKKO, e cila caktoi ndaj saj masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Me të mbërritur në aeroportin e Rinasit, Xoxa është shoqëruar nga oficerët e BKH.

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po ashtu pranoi masën arrest shtëpie për bashkëshorten e kryetarit, Ajola Xoxa.

Veliaj dhe e shoqja po hetohen në bazë të një kallëzimi të regjistruar nga shtetasi i identifikuar si Nesti Angoni, të cilin vetë kryebashkiaku e ka quajtur një personazh të trilluar nga kundërshtarët e tij politikë.

Procedimet konkrete nga BKH-ja nisën një vit më parë, më 8 shkurt 2024 për veprën penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit