

Bukuresht, 10 Shkurt 2025 – Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, ka dhënë dorëheqjen mes një krize të thellë politike që ka përfshirë vendin, raporton noa.al duke cituar AP.
Dorëheqja e tij vjen pas presionit të shtuar nga opozita dhe protestat e vazhdueshme qytetare që kërkonin ndryshime në qeverisje.
Iohannis, i cili ka shërbyer si president për më shumë se një dekadë, tha në një deklaratë publike se vendimi i tij synon të shmangë një përplasje të mëtejshme politike dhe të ndihmojë stabilitetin e vendit.
Parlamenti rumun tani duhet të caktojë një president të përkohshëm, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhje të parakohshme. Më shumë detaje priten nga autoritetet në orët në vijim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





