

VLORË- Një plagosje është regjistruar ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se një 33-vjeçar është plagosur me mjet prerës. Ngjarja është regjistuar në fshatin Hoshtimë të Vlorës.
I plagosuri është dërguar drejt spitalit të Vlorës ku po merr ndihmë mjekësore. 33-vjeçari është dëmtuar me mjet prerës pas një konflikti për motive të dobëta. Ende nuk dihet sesi është gjendja e të plagosurit dhe nëse ka të shoqëruar.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





