Transmetuar më 10-02-2025, 12:00

Goli i parë në derbin e Madridit për Kylian Mbappé, i cili në sfidën e luajtur kundër Atleticos i dha mundësinë Realit ta mbyllte ndeshjen me barazimin 1-1, duke gjetur rrugën e rrjetës në pjesën e dytë (pasi “Colchoneros” kaluan në avantazh me golin e Alvarez nga penalltia).

Pas ndeshjes, përmes një postimi në profilin e tij në Instagram, ylli francez e komentoi kështu sfidën: "Nuk ishte rezultati që donim, por reagimi i ekipit ishte i madh. Duhet të vazhdojmë përpara. Një tjetër betejë na pret. Hala Madrid!"

Ndërkohë, Real Madridi nuk ka fare kohë për pushim, pas barazimit 1-1 në derbin kundër Atletico Madridit. Që të dielën në mëngjes, siç raporton “Marca”, madrilenët kanë nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Manchester City, e cila do të luhet të martën mbrëma. Bëhet fjalë për ndeshjen e parë të “play-off”-it në Ligën e Kampionëve.

Nuk ka zhvillime të reja nga “infermieria”, pasi katër lojtarët e padisponueshëm për derbin e Madridit (Militao, Carvajal, Alaba dhe Rudiger) nuk do të jenë në dispozicion as për sfidën europiane ndaj Manchester City. Atyre iu është bashkuar Luicas Vazquez, i dëmtuar dje.

I vetmi lajm pozitiv për Ancelottin është rikuperimi i plotë i Eduardo Camavinga. Mesfushori francez, i cili u rikthye në fushë në minutat e fundit të derbit, pas tri javësh jashtë për shkak të një dëmtimi muskulor, do të jetë gati për të startuar nga minuta e parë kundër ekipit të Guardiolës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit