Transmetuar më 10-02-2025, 10:29

FUSHË KRUJË – Policia e Krujës ka arrestuar një 41-vjeçar lidhur me vënien e tritolit në restorantin "Brazili" në Fushë Krujë mbrëmjen e 31 janarit 2025. Arrestimi ka ndodhur pas hetimeve të thelluara, ku është vënë në pranga shtetasi Mondi Topalli.

Nga hetimet ka rezultuar se Topalli është bashkëpunëtor i autorit kryesor të ngjarjes, shtetasit Mirgen Zalla. Ky i fundit dyshohet se ka vendosur lëndën plasëse në lokal dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin e Topallit.

Gjatë kontrollit të banesës së autorit të dyshuar, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar një armë gjahu pa leje, një armë sportive dhe municion.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, ku më 31 janar 2025, fasada e një lokali në Fushë Krujë u dëmtua nga lëndë plasëse. Policia ka identifikuar autorin kryesor, shtetasin Mirgen Zalla, dhe ka shpallur në kërkim për kapjen e tij.

Po ashtu, është kapur dhe arrestuar 41-vjeçari Mondi Topalli, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me Zallën. Gjatë hetimeve, janë sekuestruar armë dhe municione, dhe Policia ka intensifikuar operacionet për kapjen e autorit kryesor.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit