Transmetuar më 10-02-2025, 10:31

Pasi njoftoi tërheqjen nga futbolli, Marcelo mori nderime lamtumire edhe nga "Real Madridi i tij". Para derbit me Atletico Madridin, stadiumi “Santiago Bernabeu” i bëri nderime mbrojtësit brazilian, i cili kaloi 16 sezone me fanellën e “Los Blancos”, duke fituar 16 trofe.

Me një postim në profilin e tij në Instagram, Marcelo e komentoi kështu mbrëmjen: "Jam shumë me fat që kam mundur ta shijoj deri në ditën time të fundit futbollin si profesionist.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz që luajnë futboll, persona që luajnë futboll, turmë dhe teksti

Faleminderit Real Madridit për nderimet e mëdha në ‘Bernabeu’, një vend që do të mbetet gjithmonë shtëpia ime! Faleminderit tifozëve të Real Madridit për dashurinë tuaj, edhe një ditë tjetër! Gjithmonë HALA MADRID! Të dua, Real Madridi im!"

Lamtumira emocionale 

Nga Fluminense te… Fluminense. Nuk do të ketë një ekip tjetër për Marcelon. Mbrojtësi veteran ka vendosur të tërhiqet nga futbolli profesionist pas 20 vitesh dhe ta mbyllë karrierën me një kapitull romantik, në klubin ku u rrit.

U bë një nga lojtarët më të mirë në rolin e tij, kryesisht falë triumfeve me fanellën e Real Madridit, me të cilin fitoi 5 Liga të Kampionëve dhe një mori trofesh të tjerë. Braziliani e ka përfunduar kështu rrugëtimin e tij aty ku gjithçka nisi në vitin 2005.

"Dashuria ime për futbollin vjen nga gjyshi. Ai dëshironte që të bëhesha futbollist profesionist, ndaj bëra gjithçka që ishte e mundur për ta realizuar këtë ëndërr. Kur isha 18 vjeç, Real Madridi trokiti në derën time dhe unë u transferova. Mund të them me krenari se jam një madrilen i vërtetë. Krijova një familje me gruan time", – thotë Marcelo në videon e lamtumirës, të publikuar në rrjetet sociale.

Më pas, ai përmendi sukseset e shumta që ka arritur në Madrid, ku u shndërrua në një nga figurat më të rëndësishme në historinë e klubit të bardhë: "16 sezone, 25 trofe, 5 Liga të Kampionëve, një nga kapitenët dhe shumë netë magjike në ‘Bernabéu’, çfarë çmendurie. Real Madridi është një klub ndryshe, madrilenizmi është një ndjenjë e pashpjegueshme".

Në sekondat e fundit të videos, Marcelo ia kaloi simbolikisht stafetën djalit të tij, Enzo Alves, i cili në moshën 15-vjeçare konsiderohet një premtim i madh te Real Madridi. Ndërsa shqipton fjalët e fundit, shfaqen imazhe të fëmijëve të tij duke luajtur futboll: "Historia ime si lojtar përfundon këtu, por ende kam shumë për t’i dhënë futbollit. Faleminderit për gjithçka".

“Palmares” i jashtëzakonshëm

6x La Liga

5x Liga e Kampionëve

5x Superkupa e Spanjës

4x Kupa e Botës për Klube

3x Superkupa Europiane

2x Kupa e Mbretit

1x Kupa Libertadores

1x “Recopa Sudamericana”

1x “FIFA Confederations Cup”

1x Medalje bronzi olimpike (Pekin 2008)

1x Medalje argjendi olimpike (Londër 2012)

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit