

SHBA- Elon Musk çaktivizoi llogarinë e Kanye West në X pas postimeve të përsëritura provokuese të reperit, i cili ndër të tjera e cilësonte veten si nazist. Musk në një postim në "X" shkroi se llogaria e reperit u vendos në kategorinë "jo e sigurt për të punuar". Ai siguroi ndjekësit se nuk do ta shohin më Kanye West në "X".
“Duke pasur parasysh postimet, llogaria e tij u vendos në kategorinë NSFW. Nuk do të mund ta shihni më atë”, ka shkruar Musk në postimin e tij për reperin 49-vjeçar.
Kanye West ka postuar më parë postime kundër Taylor Swift ndërsa Super Bowl ishte në zhvillim e sipër, një sulm të cilin ai e "dekoroi" me referenca antisemite. Pak më herët, ai ishte përpjekur t’i bindte njerëzit se ishte "në formë të mirë", duke shtuar se postimet e tij raciste, seksiste, mizogjene, antisemitike e kishin qetësuar pas shpërthimit të tij.
Kanye West, pasditen e 7 shkurtit, e çoi sfidën në ekstrem, duke postuar mesazhe duke e quajtur veten nazist dhe duke deklaruar dashurinë e tij për Hitlerin. Ai iu referua edhe bashkëshortes së tij Bianca Censori, për të cilën shkruan se ka dominim mbi të, duke konfirmuar atë që shkruhet prej disa kohësh, se 30-vjeçari është bërë “kukulla” e tij, por edhe se dalja e diskutueshme e zhveshur në tapetin e kuq “Grammy” është bërë me miratimin e tij.
Reperi 47-vjeçar kishte qenë në qendër të kritikave në vitin 2022, kur u akuzua për komente antisemite, edhe pse në atë kohë kishte kërkuar falje publike, duke pretenduar se nuk kishte ndërmend të ofendonte komunitetin hebre. Tani, megjithatë, ai dukej se e ktheu plotësisht qëndrimin e tij, duke deklaruar se nuk do të bashkëpunonte më me hebrenjtë dhe se nuk do të kërkonte falje për pikëpamjet e tij, duke theksuar se ka të drejtë të thotë çfarë të dojë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





