

Shkodër- IKMT nis aksion në hyrje të qytetit të Shkodrës. Policia bllokon zonën, pritet shembja e ndërtimeve pa leje.
Policia e Ndërtimit dhe Policia e Rendit kanë ndërmarrë sot (10 Shkurt) një aksion pranë brigjeve të lumit Drin, tek ‘Ura e Bahçallëkut’.
Banorët dhe bizneset e zonës janë në pritje të vendimeve për fatin e objekteve të tyre. Autoritetet ende nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare mbi aksionin.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





