

ITALI – Një mashtrim i ri teknologjik ka tronditur Itali, pasi hakerat dyshohet se kanë përdorur mjete të inteligjencës artificiale për të riprodhuar zërin e ministrit të Mbrojtjes, Guido Crosetto, dhe kanë arritur të nxjerrin shuma të mëdha parash nga biznesmenët e njohur.
Duke u shfaqur si ministri dhe bashkëpunëtorët e tij, anëtarët e bandës kanë kontaktuar telefonikisht figura të shquara të botës së biznesit, përfshirë Giorgio Armani, Diego Della Valle, themeluesi i një marke të njohur këpucësh, Massimo Moratti, pronar i klubit të futbollit Inter, dhe përfaqësues të një kompanie të madhe nafte. Mashtruesit u kërkonin parave për të paguar një shpërblim dhe liruar gazetarët dhe ushtarët italianë të rrëmbyer jashtë vendit, duke i siguruar se shumën e parave do ta merrnin më vonë nga Banka e Italisë.
Derisa hetimet janë ende në zhvillim e sipër, deri tani dyshohet se Massimo Moratti ka rënë në kurth, duke depozituar afërsisht një milion euro në një llogari bankare të huaj.
Mashtrimi u zbulua nga Luisa Aleotti, nënkryetare e Shoqatës së Industrialistëve Italianë, e cila e njeh personalisht ministrin Crosetto dhe e kuptoi se një kërkesë e tillë nuk do të ishte bërë përmes ndërmjetësve.
Ministri Guido Crosetto ka njoftuar se do të ngrijë padi për vjedhje të paligjshme identiteti dhe se është duke pritur thirrjen nga prokurorët e Milanos për të dëshmuar rreth këtij mashtrimi, përfshirë biznesmenët që u bëjnë thirrje hetuesve të zbardhin rastin.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd