Transmetuar më 10-02-2025, 09:31

Futbollistët shqiptarë që luajnë jashtë vendit vazhdojnë të bëjnë paraqitje pozitive me klubet e tyre, duke kontribuar me gola dhe asiste. Arbër Hoxha ishte një nga lojtarët më të spikatur këtë fundjavë.

Sulmuesi i kombëtares u aktivizua në pjesën e dytë në ndeshjen mes Dinamo Zagreb dhe Šibenik, që përfundoi 3-0. Hoxha shënoi një gol dhe dha një asist, duke ndihmuar ekipin e vet të siguronte fitoren. Në përfundim të ndeshjes, ai u vlerësua si më i miri me notën 8.2 nga sajti i specializuar për statistika "Sofascore".

Berat Gjimshiti vazhdon me paraqitje të mira tek Atalanta. Kapiteni i kombëtares kuqezi dha një asist në fitoren 0-5 në transfertë ndaj Veronës. Ai shërbeu saktë për Reteguin në minutën e 25-të, i cili realizoi golin e dytë të takimit.

Edhe futbollistët e tjerë të kombëtares patën minuta në fushë, teksa si titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan Thomas Strakosha, Enea Mihaj, Marash Kumbulla, Ylber Ramadani, Amir Abrashi, Nedim Bajrami, Ernest Muçi dhe Rey Manaj.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit