Transmetuar më 10-02-2025, 07:40

Një grua humbi jetën sot herët në mëngjes në një aksident që ndodhi teksa makina përplasi këmbësoren e ndjerë.

Rreth orës 05:30, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në fshatin Barbullinjë, automjeti me drejtues shtetasin Aleksandër Misto, 46 vjeç, banues në Kuçovë, ka përplasur shtetasen Hatixhe Topi, 65 vjeçe (këmbësore), e cila ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit