

SHKODER – Vllaznia mundi 3-0 Bylisin për javën e 24-t të Abissnet Superiores. Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë, pas ekuilibrit në të parën. Shkodranët nuk i ngatërrojnë hapat në ndjekje të Egnatias kryesuese. Ndërkohë, te ballshiotët, trajneri kryeqytetas Nevil Dede ka dhënë dorëheqjen nga drejtimin i Bylisit pas përfundimit të sfidës.
Sfida u zhbllokua në minutën e 53-të nga një autogol i Camara. Stojanoviç shënoi golin e dytë (58’) dhe Kahrimanoviç (87’) me një aksion persona kompletoi fitoren 3-0 të kuqebluve.
Pas ndeshjes, në lidhjen direkte me studion e emisionit “Super Gol” në RTSH, trajneri i ballshiotëve, Nevil Dede ka deklaruar se ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të skuadrës ballshiotëve.
“Mendoj se një ndryshim do t’u bënte mirë këtyre djemëve. Do të doja të falënderoja presidentin për suportin, por një ndryshim ndoshta sjell për skuadrën. Pas ndeshjes me Egnatian e pata këtë diskutim me presidentin për të mirën e kësaj skuadre.
Nuk mund të bëja një lëvizje më parë, sepse nuk do të ishte etike, por në këtë moment ndryshimi besoj se do të sjellë përmirësim. Unë e kam marrë vendimin dhe ia kam transmetuar presidentit, gjithmonë duke menduar që të bëhet më e mira për këta lojtarë”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





