

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Sheshin "Skënderbej" në Tiranë, ku një person që udhëtonte me motor ka humbur kontrollin dhe është përplasur. Sipas informacionit të paraqitur, motori kishte hyrë në shesh me shpejtësi të lartë dhe pas përplasjes drejtuesi ka pësuar dëmtime të rënda. Forcat e policisë dhe ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të ofruar ndihmën e nevojshme dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





