Transmetuar më 09-02-2025, 20:04

Një 44-vjeçar u gjet i vdekur në fshatin Turan të Korçës.

Viktima është Genci Tepexhiku, banor i fshatit ku ndodhi ngjarja.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktima është gjetur i pajetë në stanin e bagëtive në afërsi të banesës së tij.

Ai është gjetur nga familjarët, të cilët lajmëruan menjëherë policinë.

Nuk dihen arsyet e vdekjes por kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen. Dyshimet janë se vdekja ishte natyrale.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit