Magazinë
Transmetuar më 09-02-2025, 19:36

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas mbylljes së procesit të votimit, duke shprehur optimizëm për rezultatet e pritshme.

Ajo falënderoi qytetarët e Kosovës për pjesëmarrjen e tyre në një proces elektoral të suksesshëm dhe theksoi se fushata dhe dita e zgjedhjeve ishin organizuar shkëlqyeshëm.

Çitaku shtoi se, pavarësisht se rezultatet nuk janë shpallur ende, ata tashmë kanë arsye të jenë optimistë dhe do të kthehen në punë për të bërë Kosovën më të mirë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit