Magazinë
Transmetuar më 09-02-2025, 18:49

Në kuadër të zgjedhjeve parlamentare që po mbahen sot në Kosovë, në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës janë paraqitur dy raste që kanë ngritur shqetësime lidhur me procesin e votimit.

Në shkollën "Musa Hoti" në Frashër të Mitrovicës, një qytetar ka nënshkruar gabimisht në vendin e një personi tjetër në fletëvotim. Sipas prokurorit Njazi Rexha, ky rast është konstatuar si një gabim teknik dhe është rregulluar me ndërhyrjen e komisionit zgjedhor.

Ndërkohë, në shkollën "Fazli Grajçevci" në Shipol të Mitrovicës, një person dyshohet se po posedonte fletushka të fotokopjuara dhe të zbrazëta, duke u përpjekur të udhëzonte votuesit se si të votonin. Sipas prokurorit Rexha, ky rast është aktualisht nën hetim.

Autoritetet po vijojnë monitorimin e procesit zgjedhor për të siguruar një votim të rregullt dhe transparent.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit