Transmetuar më 09-02-2025, 13:15

ITALI – Ka nisur takimi i Kryetarit të PD-së, Sali Berisha, me diasporën në Romë. Qindra emigrantë shqiptarë i janë bashkuar liderit demokrat me flamur të PD në duar. Takimi po mbahet në "Ergife Palace Hotel", në Romë.

Bashkë me kreun e PD, janë edhe deputetët e opozitës, Elda Hoti dhe Agron Gjekmarkaj si dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka. Në qendër të diskutimit me emigrantët do të jetë vota e diasporës, në zgjedhjet e 11 Majit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit