Magazinë
Transmetuar më 09-02-2025, 10:12

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhtruar të drejtën e votës për zgjedhjet parlamentare. Kurti ishte i shoqëruar nga bashkëshortja. Pas votimit, Kurti mbajti edhe një deklaratë të shkurtër për mediat, ku iu bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në votime.

"Ditë e re dhe mot me diell për zgjedhjet e para të rregullta parlamentare në shtetin e pavarur të Kosovës. I falenderoj qytetarët që kanë votuar dhe inkurajoj çdonjërin që të votojë. Ushtrojeni të drejtën demokratike për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet përdoreni shansin e lirisë për të vendosur për 4 vitet e ardhshme. Gëzuar dhe suksese", tha Kurti.

Më herët kanë votuar edhe dy kandidatët e tjerë për kryeministër, Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-NISMA dhe Bedri Hamza nga PDK. Të dy këto kandidatë po ashtu kanë bërë thirrje qytetarëve të dalin të vtojnë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit