Transmetuar më 08-02-2025, 22:55

New York- Maye Musk, nëna e Elon Musk, është një ikonë në botën e modës. Së fundmi, ajo ka rrëmbyer vëmendjen në Javën e Modës në Nju Jork me pamjen e saj plot stil. Puna e saj si modele ka nisur shumë vite më parë. Pasi modele të ndryshme sfiluan në pasarelë me veshjet e shtëpisë së modës “Juzui”, në fund të shfaqjes doli në skenë nëna e miliarderit Musk. Flokët e saj të shkurtra ishin të kombinuara me një fustan të gjatë ngjyrë grafiti dhe një xhaketë të bardhë me pupla.

Dizajnerja kryesor i "Juzui", Taoray Wang, shprehu admirim për Maye Musk dhe tha se ajo ka frymëzuar jo vetëm atë por edhe shumë nga klientët e mi në Kinë. Angazhimi i Musk ndaj sfilatave të Taoray Wang ka vazhduar gjatë disa sezoneve të fundit. Ajo i rezervon gjithmonë paraqitjet e saj në pistë për shfaqjet e stilistit dhe ka marrë privilegjin të jetë modelja e fundit që ka ecur në prezantimet e Wang.

Përveç paraqitjes së saj në Javën e Modës në Nju Jork, Maye Musk vazhdon të bëjë gjëra të tjera. Ajo vazhdon të jetë aktive në botën e letërsisë dhe modës.

Maye ka lindur më 19 prill 1948, në Kanada. Ajo ka një diplomë master në dietologji nga Universiteti i Orange Free State në Afrikën e Jugut. Maye Musk shkëlqeu në industrinë e modelingut duke u shfaqur në fushata për marka të tilla si Special K dhe Revlon. Në moshën 69-vjeçare, ajo ishte modelja më e vjetër për CoverGirl, duke dëshmuar se mosha është vetëm një numër. Në moshën 74-vjeçare, ajo ishte në kopertinën e Sports Illustrated. Njerëzit e njohin atë si nënë e sipërmarrësit miliarder Elon Musk, themeluesit të Tesla dhe SpaceX, dhe pronare të X. Dy fëmijët e saj të tjerë janë Kimbal Musk dhe Tosca Musk.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit