Transmetuar më 08-02-2025, 22:36

MEKSIKA- Një aksident tragjik është regjistruar në Meksikë nga ku raportohet se një autobus u përfshi në ngjarje duke lënë pas dhjetëra viktima. Sipas mediave të huaja, autobusi po udhëtonte midis Kankunit dhe Tabaskos. Momentalisht nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, e as numri i saktë i viktimave.

Sipas një liste emrash të publikuar nga kompania e menaxhimit të autobusëve, Tours Acosta, në autobus ndodheshin rreth 44 pasagjerë.

“Tours Acosta shpreh dhimbje për atë që ndodhi”, tha kompania në një postim në Facebook, duke shtuar se po bashkëpunon me autoritetet për të hetuar shkaqet e aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit