Magazinë
Transmetuar më 08-02-2025, 22:31

Prishtinë- Kandidatët për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza nga PDK dhe Ramush Haradinaj nga AAK, kanë shkëmbyer urime dhe shtrënguar duart në prag të zgjedhjeve. Kjo ndodhi në studion e një prej emisioneve në RTV Dukagjini, kur Hamza po largohej nga studio dhe Haradinaj po hynte për intervistën e tij. Ata gjithashtu i uruan suksese njëri-tjetrit.

Pjesë nga biseda në studio:

“Urime, sukses,” i tha Haradinaj-Hamzës, ndërsa ky i fundit e përgëzoi për fushatën e zhvilluar.

“Gjithashtu, urime edhe juve. Deri këtu ka qenë model dhe besoj që i kemi kontribuuar demokracisë dhe perspektivës së vendit,” u shpreh Hamza.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit