

Një i mitur është sulmuar për orientimin e tij seksual nga vetë nëna e tij.
Djali rom, rreth 13 vjeç, në Selanik, përjetoi një sulm homofobik për orientimin e tij seksual nga vetë e ëma.
I mituri ka shkuar pasditen e djeshme në Drejtorinë për Mbrojtjen e të Miturve dhe është ankuar se nëna e tij, me të cilën jeton në Dendropotamos, e ka kërcënuar me thikë.
Madje, ajo e ka sulmuar fizikisht në kokë dhe në trup, ndërsa i është drejtuar me fraza përçmuese për orientimin e tij seksual.
Sipas denoncimit, 13-vjeçari ka qenë subjekt i sjelljes së dhunshme gjatë viteve të fundit, ndërkohë që nuk lejohet të shkojë në shkollë.
Viktima është ekzaminuar nga mjeku ligjor dhe me urdhër të Prokurorisë për të Mitur të Selanikut i është dorëzuar motrës së tij, e cila gjithashtu është larguar nga shtëpia në të kaluarën për shkak të sjelljes së nënës.
Duhet theksuar se babai sipas informacioneve ndodhet në burg. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






