Transmetuar më 08-02-2025, 21:28

Tiranë- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është nisur drejt Italisë pasi nesër pritet të takohet me emigrantët shqiptarë në Romë. Në një postim të publikuar në rrjete sociale nga deputetja e PD-së Elda Hoti, shihet se Berisha do të jetë drejt Italisë nën shoqërinë e deputetes Hoti, deputetit Flamur Noka dhe Agron Gjekmarkaj.

"Drejt Romës me Doktor Berishen, për fitoren e 11 Majit",- shkruan Hoti krahas fotos.

Takimi me diasporën është njoftuar nga vetë Berisha pak ditë më parë. Takimi do të mbahet ditën e nesërme në orën 13:00, në "Ergife Palace Hotel", në Romë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit