Transmetuar më 08-02-2025, 20:49

Beograd – Makina e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka pësuar një defekt ditën e sotme. Teksa presidenti Vuçiçi shte duke shkuar në turneun e planifikuar në Qarkun Qendror Banat në Vojvodinë goma e pasme e makinës ka plasur. Pas incidentit, Vuçiç doli nga vetura dhe u transferua në një automjet tjetër dhe vazhdoi turneun. Në një tubim në Kikinda, ai tha se i ka plasur goma rrugës për në Mokrin.

“Pas vizitës në Melenci, unë do të shkoja në Mokrin para mitingut të madh në Kikinda dhe në atë rrugë isha me makinën time. Nëse ka plasur rrota, kjo u mbetet autoriteteve ta përcaktojnë dhe ata do ta përcaktojnë. Arrita në Mokrin dhe kalova në një makinë tjetër”, tha ai.

Bëhet fjalë për një makinë të blinduar e krijuar posaçërisht për transportin e zyrtarëve. Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë tha se një hetim është duke u zhvilluar lidhur me rastin.

Burimi: https://www.blic.rs/vesti/politika/otpao-tocak-na-automobilu-u-kome-je-bio-aleksandar-vucic-incident-se-dogodio-na-putu/nd78h0n

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit