Transmetuar më 08-02-2025, 18:36

Dy të rinj shqiptarë janë kapur nga kamerat teksa realizojnë një plaçkitje spektakolare në mes të Selanikut, raporton noa.al.

Një nga dy autorët që grabitën punonjësin e pikës së karburantit në zonën e Stavroupoli, në Selanikun perëndimor, ndodhet në paraburgim nga policia

Noa.al raportonnse 31-vjeçari nga Shqipëria është arrestuar kurse është identifikuar dhe është shpallur në kërkim autori i dytë, 26 vjeç, gjithashtu me kombësi shqiptare.

Punonjësi e karburantit ka përjetuar momente makthi në duart e dy grabitësve. Shoferi dhe pasagjeri i makinës që ka parkuar para pompave për tu furnizuar karburant kanë mbuluar fytyrën, kanë dalë nga mjeti dhe e kanë sulmuar.

Siç shihet në videon me qark të mbyllur të siguruar nga media greke, sapo mbaron mbushja e depozitës së mjetit, dy personat zbresin nga makina, i afrohen punonjësit – njëri nga përpara dhe tjetri nga pas – dhe pasi e kërcënojnë me një kaçavidë, fillojnë ta godasin në fytyrë dhe në trup.

Autorët e hedhin përtokë dhe vazhdojnë ta rrahin duke i thënë pa pushim “paratë, më jep lekët”. Pas disa sekondash, ata gjejnë 930 euro nga të ardhurat në xhepat e tij, i kapin, hipin në makinën e tyre dhe zhduken. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit