Transmetuar më 08-02-2025, 16:22

Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç, në dalje të Urës së Milotit.

Mësohet se janë përplasur dy automjete e për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona me të cilëve një grua.

Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.

Ndërkohë, nga aksidenti është bllokuar për rreth 60 minuta aksi rrugor Lezhë-Laç.

Ndërsa, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit