Transmetuar më 08-02-2025, 15:25

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në zonën e ish-Kënetës, në Durrës. Një makinë është përplasur në rrethana ende të paqarta me një motor i cili po drejtohej nga një i moshuar.

Si pasojë e përplasjes i moshuari ka mbetur i plagosur dhe është nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Raportohet se ai ka marrë dëmtime në kokë. Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit