Transmetuar më 08-02-2025, 14:39

KOSOVË- Për herë të parë në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës po mbahet procesi i votimit për diasporën. Për zgjedhjet e 9 shkurtit, diaspora nisi sot votimin nga ora 07:00, sipas kohës lokale. Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka publikuar fotografi të bashkatdhetarëve, të cilët i janë drejtuar vendvotimeve në misionet diplomatike dhe konsullore. Ajeti gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të regjistruar të shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi historik për fuqizimin e demokracisë dhe përfaqësimin e Republikës.

“Ditë historike Votimi për herë të parë në misionet tona diplomatike dhe konsullore në Gjermani dhe Danimarkë! Sot, për herë të parë në historinë e shtetit tonë, qytetarët e Republikës së Kosovës po ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në misionet tona diplomatike dhe konsullore në Berlin, Düsseldorf, Frankfurt, Hamburg, Kopenhagë, München dhe Stuttgart”, tha Ajeti.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit