Transmetuar më 08-02-2025, 11:18

Carlo Ancelotti ka folur hapur mbi polemikat e fundit që lidhen me arbitrimin dhe sistemin e gjykimit në futbollin spanjoll, duke kërkuar ndryshime të rëndësishme: "Bomba e arbitrave? Epo…, ne thjesht kërkuam një shpjegim. Duam ta ndryshojmë sistemin".

Trajneri i Real Madridit është i bindur se ka rezistencë ndaj kësaj kërkese, por theksoi se kjo nuk duhet të lidhet vetëm me interesat e një klubi të vetëm: "Sigurisht që të gjithë janë kundër kësaj vetëm sepse është Real Madridi që e kërkon…"

Ancelotti la të kuptohet se çdo përpjekje për të sjellë ndryshime të mëdha në sistemin e arbitrimit has në kundërshti, sidomos kur vjen nga një klub si Real Madridi. Komentet e tij duket se shprehin pakënaqësi për mungesën e transparencës dhe ndoshta për mënyrën se si vendimet arbitrale kanë ndikuar në ndeshjet e fundit të La Liga-s.

Mendimi i tij duket se ka hapur një debat të gjerë në La Liga, duke shtuar më shumë presion mbi autoritetet e arbitrimit dhe federatën spanjolle për të dhënë sqarime mbi mënyrën se si funksionon gjykimi në kampionat.

Trajneri italiani nuk hezitoi t’i përgjigjej Tebas ("ai mund të qëndrojë i qetë, sepse askush nuk e ka humbur toruan këtu") dhe Louzan për audion lidhur me ndërhyrjen problematike ndaj Mbappé ("ne thjesht kemi kërkuar audiot, asgjë më shumë. Nuk po kërkojmë të zbulojmë ndonjë sekret të madh. Thjesht duam të dimë çfarë ndodhi, nuk ka asgjë të keqe në këtë"). Ai gjithashtu reagoi ndaj postimeve të Atlético Madridit në rrjetet sociale, por në mënyrë sarkastike.

"Ata që luajtën në Kupë bënë rikuperim, palestër dhe pishinë. Të tjerët punuan me intensitet. E të premten, bëmë diçka taktike, por jo shumë. Rreth 10-15 minuta. Të shtuën do të shohim video dhe do të them taktikën. Asgjë më shumë. Kjo është ajo që kemi bërë ne", – tha italiani me ironi lidhur me postimin e Atlético Madridit, i cili ironizonte Real Madridin se përdor median e klubit për të ushtruar presion mbi arbitrat.

Ancelotti mbrojti gjithashtu idenë e tij për të luajtur me katër sulmuesit kryesorë, BMVR: "Ndonjëherë na ka munguar pak ekuilibri, kjo është e vërtetë. Disa mendojnë se duke hequr një sulmues, zgjidhet problemi, por nuk është kështu. Problemi mbrojtës është i të gjithëve, përfshirë sulmuesit”.

Dyshimet për formacionin titullar: "Kishim dyshime për Lucas Vázquez dhe Camavinga, të cilët janë të gatshëm. Do të hedhim në fushë një formacion me cilësi dhe përkushtim, sepse këto dy gjëra të çojnë drejt suksesit. Kombinimi i të dyjave është thelbësor. Këtë sezon kemi pasur më shumë cilësi sesa përkushtim dhe po punojmë për ta balancuar këtë".

Valverde nuk është kursyer fare: "Ne shqetësohemi kur lojtarët lëndohen, sigurisht, por Fede, përveçse dëshiron të luajë gjithmonë, tani është i domosdoshëm për shkak të mungesave që kemi. Ai mund të luajë si mesfushor difensiv apo mbrojtës i djathtë, duke i dhënë pushim Lucasit, për shembull, i cili kishte një problem të vogël".

Heqja e një sulmuesi për të balancuar ekipin: "Nuk e di. Ndonjëherë na ka munguar pak ekuilibri, kjo është e vërtetë. Disa mendojnë se duke hequr një sulmues, zgjidhet problemi, por nuk është kështu. Problemi mbrojtës është i të gjithëve, përfshirë sulmuesit. Është një çështje kolektive. Shumë harrojnë se kemi humbur lojtarë kyç si Carvajal apo Militao. Megjithatë, po luftojmë në të gjitha garat. Rüdiger dhe Alaba do të kthehen së shpejti, por askush të mos harrojë se kemi humbur mbrojtës shumë të rëndësishëm në këtë fazë të sezonit. Uroj që së shpejti të kthehemi në normalitet, sepse do të më pëlqente që Tchouameni të rikthehej në mesfushë, Alaba në qendër të mbrojtjes, Carvajal në krahun e djathtë. Pra, jemi duke përballuar një emergjencë. Dhe, siç thashë, nuk është gjithçka e rregulluar, por kemi arritur disa rezultate".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit